Pas disa ditësh të mbushura me ide, eksperienca dhe frymëzim rreth temës teknologjia, inovacioni dhe e ardhmja e punës, maturantët përmbyllën këtë rrugëtim me një moment të veçantë: shpërndarjen e certifikatave të pjesëmarrjes, si dhe vlerësimin e më të dalluarve me gjysmë bursa dhe bursa të plota. 

Nën kujdesin e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, kjo shkollë ishte një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të profesionistëve të së ardhmes. 









