Raundi Kombëtar i Olimpiadës së Ekonomiksit po afron!
Pas një seleksionimi të suksesshëm në fazën e parë, nxënësit më të spikatur nga gjimnazet e gjithë vendit janë gati të sfidojnë njëri-tjetrin në një garë që teston aftësitë analitike, mendimin kritik dhe dashurinë për ekonominë. 

Ky aktivitet realizohet në kuadër të EFI – Economic Fundamentals Initiative, nga Center for Education and Development (CED), në bashkëpunim me European University of Tirana dhe me mbështetjen e QAA. 











