Në ditën e parë të Shkollës së Inovacionit 2026, maturantët u njohën nga afër me stafin akademik, programin dhe temën kryesore: A jemi gati për profesionet e së ardhmes?

Nën kujdesin e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, kjo eksperiencë po i afron të rinjtë me profesionet e së ardhmes përmes diskutimeve, prezantimeve dhe orientimit praktik. 











