Gjatë tre ditëve të aktivitetit, maturantët u përfshinë në diskutime, prezantime dhe aktivitete interaktive mbi temën “Shëndeti në epokën e AI”, duke eksploruar rolin e teknologjisë dhe inovacionit në të ardhmen e shëndetit publik.

Në përmbyllje të këtij aktiviteti, pjesëmarrësve iu ndanë certifikata pjesëmarrjeje, ndërsa disa prej tyre u vlerësuan me bursa dhe gjysmë bursa studimi. 












